Nesër rishfaqet “EPSH DHE LAKMI” shfaqje me të cilën Teatri Tetovës do të prezentohet në edicionin e 8-të të Festivalit internacional Ballkanik të teatrove në Bursa të Turqisë

EPSH DHE LAKMI” për subejkt ka jetën e një fermeri amerikan Efraim Kabot, i cili si një punëtor i jashtëzakonshëm ka arritur të risë fermën dhe të zgjerojë tokat. Gjithë jetën e ka kaluar duke thyer e bartur gurë. Nga lakmia për të shtuar tokat ai harron familjen. Vazhdimisht ndjehet i vetmuar. Gruan e parë, ndonëse punëtore e shkathët ai nuk e përfill, ajo vdes dhe i len dy djem, Simonin dhe Petrin. Pastaj ai martohet për së dyti, mirëpo dhe ajo vdes e re duke i lënë një djalë – Ebinin. Në fakt nga kjo kuptojmë se Efraim Kabot ndonëse mendon se është njeri i Zotit, të cilin nuk e largon nga goja, ai e harron familjen. Tani më ka mbushur 76 vjet dhe martohet për herë të tretë me një grua 25 vjeçare, por përsëri ndjehet i vetmuar. Gruaja e re dashurohet te djali i vogël i Efraimit duke pretenduar që t’i marrë pasurinë. Ajo mashtron plakun dhe i thotë që do t’i lindë një djalë, ndërsa në fakt ajo ka ngelur me barrë me djalin e Efraimit.Nga ngjarja kuptojmë se nuk duhet harruar familjen. Çfardo që të arrijmë, familja mbetet e para. Përndryshe kur prishet ky balans, prit rrënimin e shoqërisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *