Belgjika ka arritur një fitore me përmbysje me rezultatin 1-2 ndaj Danimarkës në “Parken Stadium”, e vlefshme për Grupin B të EURO 2020.
Takimi nisi furishëm me kombëtaren skandinave e cila realizoi menjëherë me Poulsen në minutën e 2′. Pjesa e dytë nisi me një fytyrë tjetër për “djajtë e kuq” ku në minutën e 55′ pas një aksioni fenomenal të sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku i cili me sprintin dhe pasin e tij ishte vendimtar për golin e Torgan Hazard duke rikthyer baraspeshën.
Goli i dytë dhe i vulosjes së këtij takimi erdhi nga Kevin De Bryjne i cili pas disa kombinimeve, realizon me një silurë pranë zonës. Belgjika arrin suksesin e dytë rradhazi në EURO 2020 duke u bërë kombëtarja e dytë duke u kualifikuar pas Italisë, duke u renditur të parët në Grupin B dhe duke lënë pas Rusinë, Finlandën dhe Danimarkën.