Rinovimi nuk erdhi dhe Sergio Ramos do të largohet me parametra zero nga Real Madrid. Kapiteni kaloi 16 vite të shkëlqyera në “Santiago Bernabeu”, periudhë gjatë së cilës fitoi plot 22 trofe.
Gjatë fjalës së lamtumirës, qendërmbrojtësi i shquar andaluzian nuk i ka përmbajtur lotët, teksa ka edhe një premtim për tifozët e shumtë të “Los Blancos”.
“Do të kthehem këtu një ditë, jam i sigurt që do të ndodhë. Dua të bëj një falënderim të madh për Real Madrid, gjithmonë do t’u mbaj në zemrën time“, deklaroi 35-vjeçari. /abcnews.al