500 policë mësyjnë zyrat e gazetës opozitare në Hong-Kong, arrestojnë drejtuesit

Zyrtarisht, Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Policisë së Hong-Kongut tha se pesë drejtorë të një kompanie ishin arrestuar nën dyshimin e bashkëpunimit me një vend të huaj për të rrezikuar sigurinë kombëtare. Deklarata nuk përmbante asnjë detaj tjetër mbi operacionin.

Nga ana e saj “Apple Daily” tha se pesë nga drejtorët e saj, duke përfshirë kryeredaktorin dhe shefin ekzekutiv, ishin arrestuar. Sipas gazetës, rreth orës 07:30 të mëngjesit rreth 500 oficerë mbërritën në selinë e gazetës dhe rrethuan zonën.

Masa ëshë konsideruar si goditja më e fundit ndaj pronarit të gazetës Jimmy Lai, i cili është tashmë i burgosur dhe i janë ngrirë të gjitha asetet ekonomike.

Lai u arrestua në gusht të vitit të kaluar dhe më vonë u akuzua, sipas ligjit të sigurisë kombëtare, të vendosur nga Kina. Ai ka qenë në burg që nga dhjetori pasi iu refuzua garancia dhe përballet me tri akuza, përfshirë bashkëpunimin me një vend të huaj./A2CNN

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *