Turqia presion Uellsit me Erdoganin, trajneri Gynesh: Të marrim pikët e para…

Edhe Rexhep Taip Erdogan është shqetësuar për rastin, pasi dezertoi transfertën e së shtunës së kaluar në Romë.

Fillimisht vizita shtetërore e pasdites së djeshme dhe takimi zyrtar në Baku me kolegun dhe të zotin e shtëpisë, Ilham Alijev, më pas e pret udhëtimi në tribunën VIP të “Olympic Stadium”, për të ndjekur nga pranë sfidën me Uellsin, vendimtare që tani për fatet e Europianit të skuadrës së Senjol Gynesh.

GYNESH – I të njëjtit mendim është edhe vetë trajneri i kombëtares turke, i cili ka folur në një konferencë për shtyp ditën e djeshme: “Uellsi është një skuadër e mirë në fazën mbrojtëse. Sulmojnë me shpejtësi dhe janë të zotë edhe në goditjet standarde. Kjo ndeshje është vendimtare për ne, po ashtu siç do të jetë ajo me Zvicrën.

Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe do të bëjmë më të mirën tonë për t’i fituar të dyja. Sojënçy dhe Meras patën disa dëmtime të lehta, por nuk është asgjë me rëndësi. Të gjithë lojtarët e mi janë gati, si në aspektin fizik po ashtu edhe në atë psikologjik”.

PEIXH – Lidhur me ndeshjen ka folur edhe Robert Peixh, zëvendësi i Rajan Gigsit: “Turqia do të luajë për tri pikët. Duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar dhe kemi treguar edhe më përpara se mund t’ia dalim. Nëse arrijmë të mbledhim katër pikë në dy ndeshje, do të ishte një rezultat i mirë. Skuadra ime paraqitet në çdo sfidë sipas kundërshtarit. Na mungon edhe një të japim maksimumin në fushë.

Do të jetë një tjetër përballje e vështirë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *