Franca ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen hapëse për këto dy kombëtare në Euro 2020.
Ashtu siç ishte pritur ndeshja doli të jetë e bukur dhe me ritëm të larta, pasi kemi të bëjmë më dy kombëtare që kanë shumë kualitet.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Kylian Mbappe që gjuajti bukur, por edhe më bukur e priti topin Manuel Neuer.
Goli i vetëm i kësaj pjesëloje erdhi në minutën 20-të. Ishte Lucas Hernandez që harkoi në zonë, ndërsa topin e tij e preku Mats Hummels që e dërgoi në portën e tij për 1-0.
Gjermanët u kthye pas golit duke rrezikuar fillimisht me Thomas Muller, por goditja e tij shkoi afër shtyllës.
Në minutën e 38-yë, ishte Ilkay Gundogan që kishte rast të mirë, por nuk qëlloi portën.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e francezëve, por me sulmet e gjermanëve.
Në pjesën e dytë rastin e parë e kishin francezët.
Adrien Rabiot në minutën e 52-të i vetëm me portier gjuajti bukur, por topi u ndal në shtyllë.
Në minutën e 67-të, Kylian Mbapp shënoi gol të bukur, por në momentin e pranimit të topit ishte në pozitë jashtë loje.
Përsëri në minutën e 85-të francezët gjetën golin me Karim Benzeman, por Mbappe që asistoi ishte në pozitë jashtë loje.