Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 8 dhe 15 korrik. Vllaznia pas 10 viteve jashtë Europe, rikthehet të luajë dhe kundërshtar në turin e parë do të ketë boshnjakët e Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa e kthimit në “Loro Boriçi”. Ndeshjen e parë kurbinasit do e luajnë në shtëpi më 8 korrik, ndërsa e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë. Partizani ka peshkuar skuadrën moldave të Sfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet jashtë, ndërsa e kthimit në Shqipëri.