Rashidi: Do t’i përdorim të gjitha mundësitë për Ligjin për shtetësinë

Deputeti i ASH-së, Syrija Rashidi ka ftuar partitë politike në Kuvend, që të heqin dorë nga bllokada ndaj Ligjit për shtetësi, dhe të kalojnë të njëjtin në Komision, që të hapet rruga për miratim të të njëjtit në seancë plenare.

Ka premtuar, se ASH-ja do të shqyrtojë të gjitha mundësitë në kuadër të Rregullores së punës së Kuvendit, që të miratohet Ligji.

“Jemi të gatshëm që t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tjera, alternativat tjera të cilat i parasheh edhe rregullorja e Kuvendit për të kaluar një Ligj të tillë”, tha Rashidi.

Ndërkohë, ka përsëritur, se një nga mundësitë është edhe që Ligji të dorëzohet me flamur evropian.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *