Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së NATO-s, në hapje të takimit në të cilin organizata do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar sfidat e aleancës para së cilës, tha presidenti Biden, ndodhen shumë të tilla.
“Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë dhe kemi Kinën”, tha ai përgjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Presidenti Biden tha se NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane. “Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë” dhe “Evropa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu”, tha ai, duke ju referuar klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.
Sekretari Stoltenberg tha të hënën se marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në “pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.
“Kjo është për shkak të veprimeve agresive të Rusisë,” tha ai.