ASH: Aksioni i sotëm – farsë dhe show mediatik nga ato të stilit të Artan Grubit

Aleanca për Shqiptarët në Strugë ka reaguar pas vizitës së funksionarëve të BDI-së në Strugë.

Kanë vlerësuar, se aksioni i sotëm ishte një farsë për show mediatik, ndërkohë që kanë dërguar kritika deri te kryetari i Strugës, Ramiz Merko për mos pranimin e faktit se në Strugë ka ndërtime ilegale, ndërkohë që filloi rrënimi i 6 platformave bregut të Liqenit.

Më poshtë reagimi i plotë i ASH-së:

“Kriminelët u rikthyen në vendin e krimit!
Sot fajtorët kryesorë që Struga u bë, siç e thanë edhe vetë, dele e zezë e që struganët jetojnë në kaos dhe pa perspektivë, dolën dhe pa fije turpi, u lëvduan me krimin e tyre dhe tentuan të mashtrojnë qytetarët.

Sekretari i Komunës së Strugës ditë më parë pranoi se në pjesën e mbrojtur rreth liqenit ka plotë 65 ndërtime pa leje, ndërsa kryetari i korruptuar thotë se nuk ka asnjë. Në javët e fundit ka të paktën 3 kallëzime penale për ndërtime pa leje pikërisht në breg të liqenit, të ndërtuara në tre vitet e fundit nga njerëz të afërt të Ramiz Merkos dhe partisë së tij.

Aksioni i sotëm ishte një farsë dhe show mediatik nga ato të stilit të Artan Grubit. Struga nuk e ka problemin kryesorë me ato 6 platformat në liqen, por me betonizimin e tërësishëm të bregut të liqenit. Kjo vërehet leht me vetëm një xhiro rreth bregut.

Ramiz Merko dhe partia e tij duhet të japin llogari për betonizimin dhe shkatërrimin e bregut të liqenit. Të japin llogari për djegien e kallameve përreth bregut duke shkaktuar katastrofë ekologjike në vend dhe dëme të pariparushme të florës dhe faunës.

Sot Merko pranoi se për katër vite nuk kanë pasur plan për zhvillimin e turizmit, për të rinjtë dhe qytetarët e Strugës, duke paralajmëruar se në fund të mandatit do të kërkojnë nga Qeveria dhe nga UNESKO t’u japin plan.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *