Skocia dhe Republika Çeke do të përballen në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Kampionatin Evropian.
Kjo ndeshje është e vlefshme në kuadër të Grupit D, ku ndodhen edhe Anglia dhe Kroacia.
Dy kundërshtarët e sotëm kërkojnë fitoren, pasi tri pikët nga ky duel mund të bëjnë ta kalojnë grupin.
Në letër dy skuadrat kanë shanse të barabarta për fitore dhe kjo e bën takimin të jetë shumë interesant me fillim nga ora 15:00 në Hampden Park të Glasgow.
Dy trajnerët pritet të futen me formacionet më të mira në fushë, pasi tek asnjëra Kombëtare nuk ka mungesa.
Formacionet e mundshme:
Formacioni i mundshëm i Skocisë: Marshall; Hendry, Hanley, Tierney; O’Donnell, McTominay, McGregor, McGinn, Robertson; Dykes, Adams
Formacioni i mundshëm i Çekisë: Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Darida, Jankto; Schick.