Maqedonia e Veriut dhe Rumania kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm ekonomik. Rumania është partneri i 10-të më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut ndërsa shkëmbimi dypalësh tregon rritje të vazhdueshme në dhjetë vitet e fundit.Kjo është një bazë e shkëlqyeshme për një trend pozitiv vazhdues.Sot, pata kënaqësinë së bashku me Ministrin e Bujqësisë Arijanit Hoxha, Ambasadorin Gabriel Atanasov dhe Drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja, Dejan Pavlevski për të prezantuar potencialin dhe mundësitë tona të bashkëpunimit për biznesmenët rumunë në kuadër të “Javës së Produkteve Maqedonase” në Bukuresht.Tregu rumun është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe unë dua t’u dërgoj një mesazh biznesmenëve nga Rumania dhe sigurisht edhe biznesmenëve tanë që ne si Qeveri dhe natyrisht si një vend mik do të bëjmë gjithçka me forcat tona për të përmirësuar dhe lehtësuar kushtet për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve para së gjithash në fushën e tregtisë.