Mesfushori i Anglisë, Xhud Bellingam ka hyrë në histori duke u bërë lojtari më i ri i cili luan në një Kampionat Europian.
Vetëm 17-vjeç, Bellingam debutoi pasditen e sotme me fanellën e ‘’3 Luanëve’’ në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë për kombëtare.
Mesfushori hyri në fushë në minutën e 82-të të takimit duke zënë vendin e sulmuesit Herri Kejn. Ylli i Dortmundit zhvilloi një sezon fantastik me verdhezinjtë duke marrë dhe ftesë nga trajneri Sauthgejt i cili e shikon si një element të vlefshëm në përfaqësuesen angleze.