Ekziston poncial i madh për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik me Greqinë, që do të shoqërohet me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore për mbrojtjen e investimeve dhe shmangien e tatimimit të dyfishtë. Kjo u diskutua edhe në takimin e sotëm protokollar midis ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe ambasadorit të Greqisë në vend, Roussos Kunduros.
epublika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë nuk kanë lidhur Marrëveshje për shmangien e tatimimit të dyfishtë. Gjatë këtij viti, të dyja vendet shkëmbyen modele të teksteve të marrëveshjes dhe në vijim është shqyrtimi i përmbajtjes së dispozitave të marrëveshjes greke.
Gjithashtu, të dyja vendet nuk kanë lidhur Marrëveshje për inkurajimin e mbrojtjes së ndërsjellë të investimeve. Nënshkrimi i këtij dokumenti, me interes nga ana jonë, mund të ofrojë përjkrahje në drejtim të rritjes së investimeve ndërmjet të dyja vendeve.
Fluksi hyrës i investimeve të huaja direkte nga Greqia gjatë 10 viteve të fundit është 130.3 milionë euro (ose 4.4% nga IHD-të e përgjithshme në vend). Greqia është një nga partnerët tanë më të mëdhenj dhe ka potencial për thellimin e bashkëpunimit. Që nga fillimi i vitit, përkatësisht për periudhën janar – prill, eksporti në Greqi është 55.2 milionë euro, që është rritje për 7.3% në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Importi shënon rritje prej 20.5% nga fillimi i vitit, përkatësisht nga muaji janar deri në muajin prill u importuan mallra në vlerë prej 188 milionë eurove.