Në cilësinë e kryetarit të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, nënshkrova deklaratën për përmirësim të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet forumeve rinore të partive politike dhe rritjen e pjesëmarrjes së rinisë në politikëbërje.Për këtë arsye ftova të gjithë forumet rinore politike që të jemi më të afërt me njëri-tjetrin dhe mos të nxisim urrejtje të panevojshme për arsye të bindjeve tona politike. Unë personalisht do të angazhohem që në të ardhmen e afërt të realizojmë takime të përbashkëta, që inciativat që kanë karakter përafrues mos të ngelen vetëm në letër, pasi parësore për ne eshte zhvillimi dhe avancimi i të rinjve dhe politikave rinore, këtë bindje e kemi të përbashkët të gjithë ne.Kjo deklaratë është iniciativë e Rrjetit Rinor për Demokraci Evropiane (EDIN), e pëkrahur nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).