Selami: Në ditë ndodh të kemi 10 të regjistruar

ëse në muajin mars në ditë regjistroheshin me mijëra mërgimtarë, 100 ditë pas fillimit të regjistrimit të diasporës në një ditë kemi vetëm 10 regjistrime. Kështu tha për TV21 zëvendësdrejtori i Entit për Statistika, Ilmi Selami.

 “Është e natyrshme se filloi si sprint dhe tani u shndërrua procesi në një maratonë. Gjatë muajve të verës ne kemi pritur se do të bie intensiteti dhe tani kemi vetëm 10 regjistrime në ditë. Kemi pasur ditë kur kemi pasur edhe më pak”, tha Ilmi Selami – zëvendësdrejtor i Entit për Statistikë.

Deri në mëngjesin e sotëm në diasporë janë regjistruar 190 mijë 177 mërgimtarë, ndërsa mërgimtarët e Zvicrës vazhdojnë të mbetën më të interesuarit për vetëregjistrim.

 “Evropa vazhdon të jetë kampione në regjistrim, ndërsa na Evropë,  Zvicra si shtet paraprinë para gjitha shteteve tjera, edhe para Gjermanisë, Italisë, Austrisë e kështu me radhë”, shtoi Selami.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *