Samiti do të drejtohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa do të marrë pjesë edhe eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varheji, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të Kosovës, Albin Kurti, të Serbisë Ana Bërnabiq,si dhe kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Liderëve të Ballkanit Perëndimor do t’u bashkohen edhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Gjikiq, si dhe Luba Siljanoska, zëvendësdrejtoreshë e Sekretariatit ekzistues të Unionit transportues të EJL-së (Shqipëria Bullgaria, BeH-ja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi).
Sipas paralajmërimit, në samit do të bëhet fjalë për rrjedhën e procesit eurointegres të rajonit, ndërsa do të analizohet edhe infrastruktura që e lidh Ballkanin Perëndimor, mbështetjen financiare dhe investimet e BE-së.
Është parashikuar konferencë e përbashkët shtypi midis Ramës dhe Varhejit dhe pas një dreke pune për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor pas pandemisë, do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për të vazhduar axhendën evropiane.
“Siç dihet, më 22 qershor, liderët e BE-së duhet të vendosin unanimisht nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë datë për konferencën e parë ndërqeveritare, pavarësisht faktit se qëndrimi i Bullgarisë ndaj fqinjit tonë është ende i paqartë”,qëndron në lajmin e Ora njuz.
Shtohet se integrimi i rajonit në BE shihet gjithashtu si një mënyrë për të parandaluar ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor.