Evropiani 2020, Belgjika, Polonia dhe Zvicra shtetet që do të përshkojnë rrugën më të gjatë

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te ndeshja e parë e Kampionatit Evropian 2020, ku para fillimit janë bërë publike se cilat kombëtare do të përshkojnë rrugë të gjata, për t’i zhvilluar ndeshjet e tyre si mysafirë.

UEFA e ka larguar formatin tradicional të organizimit të këtij turneu, ku lojtarët më të mirë me kombëtaret e tyre, do të zhvillonin ndeshjet në vetëm një vend dhe tani kjo garë do të zhvillohet përgjatë shumë shteteve të Evropës.

Nga Glasgow deri në Baku dhe nga Sevilla deri në Saint Petersburg, disa kombëtare do ta kenë problem që të udhëtojnë kilometra të shumta brenda një periudhe të shkurtë kohore.

Qytetet që do të jenë nikoqire të këtij kampionati do të jenë Londra, Roma, Saint Petersburgu, Sevilla, Amsterdami, Glasgow, Budapesti, Baku dhe Munichu.

Kombëtaret që do të përshkojnë rrugën më të gjatë në këtë kampionat janë Zvicra me 10006.9 kilometra, Polonia me 9456.5 kilometra dhe Belgjika me 9157.16 sosh.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *