Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që sot Kuvendi i Shqipërisë të flasë me votë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Rama duke iu drejtuar Kuvendit, tha se duhet ta shpreh vullnetin e më shumë se 90 për qind të qytetarëve shqiptarë.Ilir Meta ka tradhtuar misionin e prresidentit, ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA, ka zhgarravtur fytyrën e Shqipërisë në marrëdhënie me përfaqësuesit e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Meta i ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Metën, prandaj ky Parlament sot do të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90 për qind të qytetarëve. Meta ka mbaruar punë dhe fjalët për të si president kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë”, tha Rama.