Norvegjia, vendi i parë evropian që i jep fund pandemisë

Sipas Preben Aavitsland, shefi i Infektivit në Institutin norvegjez të Shëndetit Publik, “pandemia ka mbaruar”. Norvegjia ka njoftuar se pandeminë Covid-19 e ka lënë më në fund pas krahëve.

Në Tëitter, ai publikoi një grafik ku tregon nivelin e ulët të shtrimeve në spitalet norvegjeze gjatë muajve të fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, Norvegjia me 5,5 milionë banorë ka regjistruar 785 viktima nga koronavirusi, shifër shumë e ulët krahasuar me vende të tjera që kanë pothuajse të njëjtin numër banorësh.

Aavitsland shpjegoi për gazetën “VG” se Norvegjia mund të thotë se i ka dhënë fund pandemisë dhe se duhet të përgatitet për një jetë ku “Covid-19 do të zërë shumë pak vend”.

Por, i dërguari i OBSH-së për pandeminë, David Nabarro, tha këtë javë se njerëzimi “duhet të mësojë të bashkëjetojë me virusin”, pasi, sipas tij, “çrrënjosja e koronavirusit nuk është objektiv i arsyeshëm për botën”.

Për këtë arsye, Aavitsland e shpjegoi më tej deklaratën e tij: “Është si zjarri në pyll. Pasi shuhet zjarri, banesat dhe njerëzit nuk janë më të rrezikuara. Por, ka vatra të vogla që mund të rindizen dhe për këtë arsye duhet të kemi kujdes”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *