Aksident me pasoja fatale, dy persona kanë humbur jetë

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre fëmijë janë lënduar rëndë, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, pasi u përplasën 5 vetura, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Aksidenti ka ndodhur mes veturës “Folksvagen Pasat” me shofer R.A.(50) nga Studeniçani, veturës “Mercedes” me shofer H.S.(28), veturës “Folksavagen sharan” me shofer Z.I.(30), veturës “Hjundai akcent” me shofer O.A.(25) dhe veturës “Fiat punto” me shofer E.B.(39).

“Në aksident, kanë vdekur R.A. dhe H.S., ndërkaq lëndime të rënda trupore kanë pësuar fëmija në veturën “Folksvagen pasat”, kurse lëndime trupore kanë pësuar edhe bashkudhëtarët F.A.(49), N.A.(49) dhe dy fëmijë. Lëndimet janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” kanë pësuar O.A. dhe E.B.”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Pas marrjes së mjekimit, është arrestuar O.A.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *