Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Maqedonisë mori vendim me të cilin mundësohet mbështetja e gjithsej 2.204 kompani hotelerike që kanë qenë të mbyllura nga 6 deri më 27 prill ose 21 ditë si masë kundër për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Ndihma financiare përfshin 2.204 kompani që i kanë përmbushur kushtet e thirrje publik, ndërsa shuma e ndarë për këto kompani është 354.656.831 denarë ose 5.77 milionë euro.“Kompanitë hotelerike me shifra prioritare sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive, 56.10, 56.29, 56.30, kishin mundësi të paraqiten në thirrjen publike për ndihmë financiare nga ku nga 2.406 aplikime, 2.204 janë të plotë, ndërsa 202 të tjra nuk janë të veprimtarisë që nevojitet”, njoftuan nga Qeveria.