Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës ku parashihet që dita e diel, të jetë ditë jo pune, duke filluar nga 01 tetori I këtij viti.
Kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp njoftoi, se Qeveria ka miratuar ndryshimet ligjore që dita e diel prej një tetori të shpallet ditë jopune.
“E diela shpallet si ditë për pushim javor dhe këto ndryshime ligjore do të dërgohen për miratim në Kuvend”, tha Zaevi.Kjo siç tha ai, do të ndihmojë në avancimin e të drejtave të punëtorëve, ndërsa punëtorët do të jenë më efikas dhe më të motivuar. “Nga ana tjetër, do të kenë jetë private, familjare dhe sociale, që do t’ua plotësojë nevojat e tyre dhe nevojat e të afërmve të tyre”, tha Zaevi.