Gjatë vizitës në Serbi, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani realizoi takime të ndara me Presidentin e Kuvendit Popullor Ivica Daçiq si dhe me Kryeministren Ana Brnabiq.
Në takimin në Qeveri, Ministri Osmani përcolli gatishmërinë për realizimin e Sesionit të Tretë të Përbashkët të dy Qeverive, si një impuls shtesë pozitive për zhvillimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin të përgjithshëm midis dy vendeve.
“Jam i bindur se seanca e përbashkët e Qeverisë do të jetë konfirmim i marrëdhënieve të ngushta, por edhe mundësi e shkëlqyeshme për të intensifikuar iniciativat për bashkëpunim më të madh në ekonomi, infrastrukturë, energji dhe të gjitha aspektet e tjera që përcaktojnë dinamikën e marrëdhënieve midis dy vende “, tha gjatë bisedimeve Osmani. U bisedua edhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.