Në rend dite të saj do të jetë:
– propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës.
– informacioni për nënshkrim të marrëveshjes për dhënien e garancisë nga fondi garantues i organizuar nga Banka zhvillimore e Maqedonisë së Veriut si dhe informacioni për marrëveshje për administrim të Fondit për përkrahje financiare dhe përkrahja e likuiditetit – Covid 4.
– informacioni për formim të trupit koordinues nacional për zbatim të konventës së Këshillit të Evropës për parandalim të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.
Në këtë seancë, është paralajmëruar se institucionet do t’i dorëzojnë edhe informacionet e grumbulluar për importin e mazutit të rrezikshëm.