Lokacioni: Baku, Azerbajxhan
Kapaciteti: 69.870
Rekordi i pjesëmarrjes: 67.200 (Qarabag-Roma 1-2, 27 shtator 2017)
Stadiumi Olimpik në Baku është një arenë me 69.870 ulëse, i planifikuar dhe ndërtuar për të plotësuar standardet ndërkombëtare të vendosura nga UEFA, FIFA dhe IAAF.
Është stadiumi më i madh në Azerbajxhan, i cili është kompletuar në shkurt në vitit 2015 dhe është hapur një muaj më pas.
Shfrytëzuesi kryesor i këtij stadiumi është skuadra përfaqësuese e Azerbajxhanit që i ka zhvendosur këtu ndeshjet, të cilat më parë i ka zhvilluar në ‘Tofiq Bahramov Republican Stadium’.Stadiumi Olimpik në Baku do të jetë nikoqir i një ndeshjeje çerekfinale dhe tri sfidave grupore në kuadër të ‘Euro 2020’.