VMRO-DPMNE-ja nesër del në rrugë, proteston në 11 qytete

Partia opozitare VMRO-DPMNE do të protestojë nesër në Shkup dhe 10 qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet protestës, do të kërkojnë dokumentin, të cilin siç thonë, negocion kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi special, Vllado Buçkovski me Bullgarinë.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin me gazetarë.

Protesta do të zhvillohet gjatë periudhës prej orës 15:00 deri në ora 17:00, në tre vende në Shkup: te “Nova Makedonija”, te Parlamenti dhe te QT “Mavrovasja”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *