Filipçe propozon që ora policore të mbetet në fuqi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, pas propozimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive, sot i propozoi Shtabit të Përgjithshëm të Krizës  se ora policore dhe masat duhet të jenë  në fuqi  deri më 15 qershor, në territorin e të gjithë vendit.

Ministri shpjegoi se ky propozim i Komisionit është të kufizojë grupimin e mëtejshëm në orët e vona.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme, numri i rasteve aktive po zvogëlohet dhe numri i pacientëve të shtruar në qendrat e kovidit në të gjithë vendin është zvogëluar në mënyrë drastike.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, mjekët po ekzaminojnë pacientë me patologji të tjera infektive.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *