Mbi 300.000 euro do të kushtojë rikonstruimi dhe mjetet i kemi siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që e drejton ministri Naser Nuredini ka shkruar në rrjetin social facebook kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Rrjeti i ujësjellësit do të rikonstruohet në këto rrugë:
Rr. “Jahja Pasha” dhe degëzimet e saj, në gjatësi prej 335 metrash
Rr. “Kovaçka”, në gjatësi prej 215 metrash
Rr. “Rifat Burxheviq”, në gjatësi prej 275 metrash
Rr. ”Kumbara” me degëzime, në gjatësi prej 160 metrash
Këtu nuk ndalojmë – Komuna e Çairit për Lagjen Seravë ka siguruar edhe mbi 1 milionë euro të tjera përmes alokimit të mjeteve të TAV, me të cilat brenda 3-4 muajve do të rikonstruojmë tërësisht rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit fekal edhe në shumë rrugë të tjera të kësaj Lagje.
Përkujtojmë se 650 mijë euro siguruam para disa javëve për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të Dizhonit, mjete këto nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2, ka shkruar në rrjetin social facebook kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu.