Të gjithë banorët e Komunës së Tearcës, nga sot, nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë për në Tetovë, Shkup apo në vendet tjera për nxjerrjen e Çertifikatave nga gjendja civile ka deklaruar Agim Nuhiu, zëvendesministër i Drejtësise gjate takimit sot ne zyrat e vendit në Sllatinë. Çertifikatat nga gjendja civile do të mund ti marrin në Zyrën e Vendit – Tearcë, e vendosur në rrugën Tetovë – Jazhincë në fsh. Sllatinë, pavarësisht vendit të lindjes, kurorës apo vdekjes.