Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot do të qëndrojë për herë të parë në një vizitë zyrtare në Shqipëri pas marrjes së detyrës.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.