Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe as nuk mund të jenë subjekt i negociatave. Identiteti ynë dhe gjuha maqedonase janë rezultat i një fakti kulturor dhe shkencor, rezultat i shumë viteve të zhvillimit historik dhe kulturor. Në fakt, procesi i zhvillimit të identitetit dhe gjuhës sonë nuk ndryshon nga zhvillimi i gjuhëve dhe kulturave të kombeve fqinje, tha presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Politikën” e Beogradit në botimin e sotëm.