Komuna e Çairit sot në Çarshinë e vjetër realizoi aksionin e radhës, ku në bashkëpunim me NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” u bë pastrimi i rrjetit fekal dhe atmosferik.
Ndërkohë, ekipet e punës bënë edhe pastrimin dhe kanë larë pusetat me makineri speciale dhe me dorë.
Aksionin, që është ndërmarrë me qëllim të mirëmbajtjes së infrastrukturës nëntokësore, nga afër e ndoqi edhe kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.