Ministria e Punëve të Brendshme brenda 24 orëve ka regjistruar 328 kundërvajtje në trafikun e Shkupit.
Nga MPB thonë se janë gjobbitur 97 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim të makinës nën ndikim të alkoolit, 26 për përdorim të celularit.
Janë shqiptuar 15 dënime për vozitësit e motoçikletave, 11 për mos-vendosje të rripit të sigurisë, 70 për parkim të paligjshëm.
MPB ka shqiptuar gjoba për pesë vozitës fillestarë ndërsa pa patentë shoferi janë kapur 26 persona, ndërsa janë shqiptuar edhe gjashtë gjoba për këmbësorë.