Zaev mohon se partia e tij dhe BDI janë dakorduar për kandidat të përbashkët për kryetar të Shkupit

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot tha se partia e tij dhe Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kanë biseduar për kandidat të përbashkët kryetar të Shkupit.

“Nuk është biseduar për një gjë të tillë, për kandidat të përbashkët ose për kompensim ose diçka ngjashëm. Bëhet fjalë për platformë politike, perspektivë, të ardhme”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev theksoi se bëhet fjalë për diçka që paraqet modernizim të partnerit të koalicionit dhe potencoi se për detajet duhet të flasin ata.

“Ashtu siç i prezantuam ndryshimet tona si partner më i madh në koalicionin tonë me evidencën elektronike, votimin e drejtpërdrejtë, përfaqësimin e barabartë të grave dhe burrave dhe më shumë përfaqësim te të rinjtë në parti, kështu edhe BDI më njoftoi për këtë ndryshim të mirë dhe cilësor. Shpresoj se do të arrijnë suksese të reja, për shkak se me të vërtetë është një qasje e re moderne që presim t’i dëgjojmë nesër”, theksoi Zaev.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *