Reagon Donika Gërvalla pas lajmeve të fundit

Ja reagimi i saj i plotë:

Sqarim:

Citati i mëposhtëm për UÇK-në, i marrë nga gazeta zvicerane NZZ ka vetëm një autor dhe ai quhet Andreas Reich, gazetar i kësaj gazete. Pra citați shpreh opinionin e gazetarit dhe jo timin. Një keqinformim i tillë mund të ishte evituar po të ishte lexuar dhe kuptuar mirë teksti dhe gjermanishtja, para se të citohet dhe botohet në forma të tilla.Veçse një përsëritje e lodhtë e fushatës së përsëritur kundër nesh. Këmbëngulja e disave për të sulmuar dinjitetin dhe përkushtimin tonë për vendin nuk mund të funksionojë duke keqpërdorur UÇK-në. Në Kosovë gjithkush e din se kush e ka mbrojtur në të kaluarën dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit. Nuk e pres, por do të ishte korrekt një korrigjim i lajmit dhe një kërkimfalje nga ato media që e kanë botuar.Natën e mirë!

Postimi origjinal:

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *