Gjatë qershorit, me siguri para Kuvendit do të gjendet propozimi i rishqyrtimit të Buxhetit, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në një intervistë për TV24. Ai deklaroi se kryesisht ribalanci ka të bëjë me atë që kanë pasur si rrezik në kontekst tek ne, dinamika e pandemisë dhe vaksinimi
Besimi tha se tashmë e është dhënë euroobligacioni dhe në korrik do të kthehen 500 milion euro nga viti 2014 me shkallë të interesit për shkak të kushteve ekonomike në atë periudhë më të lartë nga ajo që tani mundëm ta arrijmë.
“Do të ketë një kursim pothuajse për një periudhë shtatë vjeçare prej 80 milion eurosh vetëm sipas asaj baze. Në lidhje me atë tani planifikohet, sot morëm nga BE-ja transhë të dytë prej 80 milion euro mbështetje buxhetore, në biseda jemi ajo që ishte paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 157 milion euro të jenë mbështetje buxhetore plotësuese, ashtu që ato do të jenë mjete plotësuese”, sqaroi Besimi.
Sipas tij deri tani nuk është biseduar për tatim të transaksioneve financiare siç kishte informacione në opinion, ndërsa Buxheti është në kondicion të mirë.
“Nga ajo që e shohim tani, të ardhurat, realizimi i Buxhetit është në kondicion të mirë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ashtu që në këtë periudhë të gjitha projeksione janë në bazë të sistemit të ardhshëm tatimor”, theksoi Besimi.