Donatorja që dhuroi tre organet, la pas vetes fëmijën 10-muajsh

Donatroja e zemrës dhe dy veshkave, të cilat u tranplantuan te tre pacientë, është Jasmina 40-vjeçare.

Familjarët e saj sot janë pritur nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ku janë thënë fjalët më meritore për Jasminën, por njëashtu, është shprehur ngushëllimi i thellë, pasi ajo ka lënë pas vetes fëmijën 10 mujsh.

“Familja Vasilovski të cilët të shtunën në momentet e dhimbjes më të madhe, vendosi të donojë organet e saja. Jasmina ishte nënë e një fëmije 10-muajsh, bashkëshorte e përkushtuar, motër dhe nuse e mirë. Vasilovskit janë njerëz human dhe gjesti i tyre jovetjak, nuk do të harrohet kurrë, mbetemi mbështetje dhe gjithmonë jemi këtu kur duhet t’u ndihmojmë”, tha Filipçe./TV21

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *