Deklaratën e Bilall Kasamit, liderit të Lëvizjes Besa, se në zgjedhjet lokale mund të koalicionojë me të gjitha partitë politikë, përveç se me VMRO-DPMNE-në, i pari i partisë Hristijan Mickoski e sheh si diçka jo të mençur dhe jo të menduar mirë.
“Unë atë më shumë e kuptova si fyerje ndaj konkurrentëve të tij politik, sepse ai mendon se është aq i fuqishëm përball oponentëve të të tij politik, aq sa as votat e VMRO-DPMNE-së në komuna të caktuara, sepse siç e kuptova Kasami do të kandidoj në Tetovë, ndërsa Zendeli në Gostivar, kurse fuqia e tyre është aq e madhe sa që s’ka nevojë për mbështetjen e VMRO-DPMNE-së. Unë i uroj fat dhe sukses në qëllimin e tij dhe ja një porosi, në politikë deklarata të tilla i japin njerëzit që ose nuk e kuptojnë politikën ose politikën e kanë më shumë si hobi se sa profesion serioz”, tha Mickoski.