Me rastin e 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, sot vizitova nxënësit e klasës së parë të SHFK “Vasill Gllavinov” dhe ndjeva një kënaqësi dhe frymë shumë pozitive nga të vegjlit e këtij institucioni të cilët janë të etnive të ndryshme. Fëmijëve ua ndava nga një dhuratë simbolike dhe ju dhashë porosinë se janë pasuria më e madhe, janë mirëqenia jonë janë ardhmëria ka shkruar ne postimin e tij kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk.
Fëmijët janë vet drita e syve tanë, andaj këtë dritë ne duhet ta ruajmë dhe ta bëjmë edhe më të shndritshme se vetëm kështu mund të ecim para. Por, ajo që më dha emocionet më të bukura ishte dhurata që këta fëmijë ma kishin përgatitur dhe ishte simboli i gjurmëve të duarve të tyre.
Gjatë vizitës në këtë shkollë realizova edhe një takim me drejtoreshën Elita Demiri, ku diskutuam për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, sikurse edhe hapat që po merren për modernizimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në SHFK “Vasill Gllavinov” , transmeton Info7.mk