Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me reshje lokale të shiut dhe vetëtima të rralla. Do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor ndërsa temperatura do të jetë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 15 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup, do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 9, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Nga e mërkura pason stabilizim i motit me rritje të temperaturës së ajrit.