Bekeshi tregon detaje: Tri kompani kanë bërë parregullsi në importin e mazutit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka treguar detaje nga hetimet gjatë importit të mazutit në Maqedoninë e Veriut, të cilat, gjatë ditës së nesërme, duhet të publikohen nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Bekteshi ka njoftuar, se parregullsi gjatë importimit të mazutit kanë bërë tri kompani, megjithatë ka refuzuar të kumtojë emrat e tyre.

Parregullsitë siç tha në intervistë për “Top Tema”, ndërlidhen me mospërmbushjen e standardeve për import të mazutit. Ka përsëritur informacionin që u tha dje, se në kuadër të hetimeve, janë kthyer edhe disa cisterna nga Drejtoria e Doganave për shkak se nuk janë përmbushur standardet që parashihet në Rregulloren për cilësi të lëndëve djegëse, por edhe në pjesë e sulfurit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *