Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri dhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush, sot nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit, mbi implementimin e projektit “Transferimi i njohurive mbi digjitalizimin e administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Siç informojnë nga MSHIA, qëllimi i projektit është të transferohen përvojat reformuese të Sllovakisë dhe mbështetje për funksionimin e administratës shtetërore në sferën e digjitalizimit, në përputhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Bashkëpunimi do të rezultojë duke mbajtur punëtori, në të cilat do të marrin pjesë të punësuarit e administratës publike, si edhe mbajtjen e konferencës përmbyllëse. Shpenzimet do të mbulohen nga ana e së ashtuquajturës ,,Ndihma sllovake” (Slovak Aid) – Ndihma zhvillimore zyrtare e Republikës së Sllovakisë. Procesi i digjitalizimit është një prej përcaktimeve kyçe të MSHIA-së, të përfshira edhe me Reformën e Administratës Publike 2018-2022, për arsye se avancimi i njohurive të të punësuarve në administratën publike është prioritet”, theksoi ministri Shaqiri.
Digjitalizimi i proceseve të administratës publike është me rëndësi të posaçme mbi digjitalizimin e shoqërisë në tërësi.
“Ministri Shaqiri iu falënderua ambasadorit Markush për bashkëpunimin e suksesshëm, duke theksuar se ky veprim i mirë i miqësisë nga ana e Ambasadës së Sllovakisë është me rëndësi të veçantë në aspekt të realizimit të qëllimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat i referohen përmirësimi të cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike nëpërmjet digjitalizimit të tyre”, qëndron në kumtesë.