Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino është i bindur se stadiumet italiane do të jenë të hapura për ‘të paktën 50 për qind të kapacitetit’ kur sezoni tjetër 2021/21 të fillojë në muajin gusht.
Kishte disa ndeshje të lejuara me tifozë nga shpërndarja speciale që të kishin kapacitet 20 për qind këtë muaj, duke përfshirë edhe finalen e Kupës së Italisë, por nga sezoni i ri pritet që stadiumet të jenë gjysmë të mbushura.“Me të vërtetë shpresoj se deri në fund të verës do të kemi një numër shumë të lartë të njerëzve të vaksinuar në Itali dhe atëherë ne mund të fillojmë të kthehemi në jetën normale”, ka thënë fillimisht Dal Pino për Radio Deejay.