Çelsi është fituesi i Ligës së Kampionëve për edicionin 2020-2021! Blutë e Londrës mposhtën me rezultatin 0-1 në finale e zhvilluar në Lisbnonë, skuadrën e Mançester Sitit.
Gjermani Kai Haverc ishte heroi i mbrëmjes në “Dragap”, i cili me golin e realizuar në minutën e 42-të, i dhuroi Champions-in e dytë në histori, skuadrës së manjatit rus Abrahmoviç.
Për sa i përket “qytetarëve” të Pep Guardiolës, loja e tyre në këtë finale la për të dëshiruar, duke prodhuar shumë pak, edhe pse ishin ata favoritët në letër të kësaj përballjeje emocionuese.
Një fitore totalisht e merituar për skuadrën e Çelsit. Një fakt interesant që vlen të theksohet është se që nga viti 2000, 8 skuadra kanë dështuar të marrin trofeun e Champions-it në shtëpi kur kanë debutuar për herë të pare në një finale të Ligës së Kampionëve.
FT: MANÇESTER SITIT- ÇELSI 0-1
Haverc 42′
KOMENTI:
90+6′ Mahrez për pak sa nuk gjen rrugën e rrjetës me një gjuajtje në hyrje të zonës! Tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën!
90′ Akordohen 7 minuta shtesë!
80′ Zëvendësim te Çelsi, largohet nga fusha Maunt në lojë Mateo Kovaçiç.
76′ Zëvendësim te Siti, largohet Stërling, vendin e tij e merr Kun Aguero.
73′ Drithërima në portën e Ederson, Çelsi “flirton” me golin e dytë. Shpërton për mrekulli skuadra e Guardiolës. Shans i shkëlqyer i Pulisiç pas kombinimit me Haverc.
68′ Mundësi e mirë për Sitin, vendimtare ndërhyrja e kapitenit të Çelsit, Azpilikueta, që largon një top të rrezikshëm shumë pranë vijës fatale.
66′ Zëvendësim te Çelsi, largohet Verner, vendin e tij e merr Pulisiç.
64′ Zëvendësim te “qytetarët”, Guardiola largon nga loja Bernardo Silvën, vendin e tij e merr Fernandinjo.
60′ Zëvendësim i detyruar te Siti, largohet i dëmtuar, De Bryjn, vendin e tij e merr Gabriel Zhezus.