Nga e hëna në dispozicion të qytetarëve do të jetë Laboratori biokimik, mikrobiologjik dhe molekular “ VFV Medikal” me lokacion në komunën e Butelit. Gjatë ditës së sotme personeli mjekësor i këtij laboratori ka bërë testime falas për qytetarët kalimtarë si informim për hapjen e laboratorisë.
Qytetarët kishin mundësi që të bëjnë pasqyrën e gjakut falas si dhe t’i testojnë helikobakteriet. Ekipi I mjekëve dhe infermierëve ka qenë prezent në tre lokacione të kryeqytetit./alsatM