I bëmë përgatitjet e fundit bashkë me ekipin e Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” të Komunës së Çairit që t’i dalim në ndihmë Preshevës dhe shumë fshatrave të saj, që u goditën nga vërshimet e mëdha mbrëmjen e kaluar. Njoftimi është dhënë nga kryetari I Komunës së Çairit Visar Ganiu, përmes rrjeteve sociale. Rajoni I Preshevës është godutur nga shira të rrëmbyeshëm gjatë ditës së djeshme duke shkaktuar shumë dëme. Banorët e këtij rajoni kanë kërkuar ndihmë nga Kosova dhe Shqipëria, ndërkohë që Zjarrfikësit e Çairit janë nisur për të ndihmuar banorët e zonave që pësuan nga vërshimet.