Kosova ka nënshkruar kontratë me prodhuesin e vaksinave Pfizer për blerjen e 1.2 milion vaksinave kundër Covid-19.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” ka thënë se nga 15 qershori fillon vaksinimi masiv.
“60% të qytetarëve të imunizuar deri në fund të vitit”, ka shkruar tutje Kryeziu.