Është kënaqësi e veçantë që sot në ambientet e Komunës së Çairit shënuam 5 vjetorin e themelimit të shoqatës “ETNOALB”, që me veprimtarinë e saj ka lënë gjurmë në promovimin e vlerave tona kulturore kombëtare deklaroi kryeyari i k9munes se Çairit,Visar Ganiu..
Kryetares së Shoqatës së Etnokulturës Shqiptare “ETNOALB” znj. Bukurie Mustafa dhe anëtarëve të saj, ua uroj këtë përvjetor dhe i përgëzoj për angazhimin dhe punën e palodhshme që kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve duke u bërë faktorë në ruajtjen e thesarit të trashëgimisë sonë kulturore si imperativ i patjetërsueshëm i kohës sonë.