Qyteti i Shkupit të dielën organizon Ditë pa automjete

Nën moton “Rrugë për njerëzit”, Qyteti i Shkupit më 30 maj organizon Ditë pa automjete, me qëllim të promovimit të politikave për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të trafikut, por edhe për t’u dhënë qytetarëve mundësi të përfshihen në mënyrë aktive dhe t’i ndjejnë përfitimet e humanizimit të hapësirës urbane.

“Për atë qëllim, rruga “Vasko Karangelevski” në Aerodrom do të jetë e mbyllur për trafik makinash gjithsej 12 orë, në periudhën nga ora 8 deri në orën 20. Në shtrirjen nga Bulevardi Jane Sandanski deri në kryqëzimin me rrugën “Vladimir Komarov”, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore për të rriturit, por edhe për më të rinjtë, informon Qyteti i Shkupit.

Aktivitetet e tilla, siç kumtoi Qyteti i Shkupit, janë në mbështetje të qëllimit të vendosur të Qytetit të Shkupit për ta fituar titullin “Kryeqytet i gjelbër në Evropë”.

“Atje, pikërisht lëvizshmëria e qëndrueshme urbane është një nga dymbëdhjetë kriteret dhe theksohet veçanërisht që Qyteti duhet të përpiqet ta përgjysmojë përdorimin e automjeteve me karburante fosile konvencionale deri në vitin 2030,” thuhet në kumtesë.

Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se zbatimi i projektit për transport të shpejtë me autobus, pritet të sjellë një ulje të përhershme të përdorimit të mjeteve individuale motorike, por për ta arritur këtë, qytetarët duhet të mësohen t’i lënë automjetet e tyre në shtëpi, për fillim në ditët e destinuara për pushim dhe rekreacion

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *